Kanë përfunduar disa nga takimet e javës së 22-të në Premier League. Në “Stamford Bridge”, Chelsea fitoi 2-0 ndaj Brentford, nga dy gabime të dhuruara nga kundërshtari.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, nga Joao Pedro. braziliani përfitoi nga një top i humbur nga Kayode dhe pas një goditje të fortë me të majtën, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 75-të, i sapofuturi në fushë Liam Delap pengohet në zonë nga portieri Caoimhin Kelleher, penallti për “Blutë”. Cole Palmer tregohet i saktë dhe dyfishon shifrat.
Në “Anfield”, Liverpool barazon 1-1 ndaj Burnley të vendit të parafundit në renditje, duke zhgënjyer kështu sërish. Në minutën e 32-të, Dominik Szoboszlai kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh të kuqtë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë, por goditja e fortë e hungarezit përplaset në traversë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 42-të, Florian Wirtz gjeti golin duke kaluar në avantazh të kuqtë. Barazimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë, Marcus Edëards shënoi pas asistit të Florentino. Armando Broja e nisi titullar dhe luajti 74 minuta, por pa gjetur dot golin.
Në sfidat e tjera, Sunderland fitoi me përmbysje 2-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Tottenham barazoi në derbin londinez ndaj West Ham. Leeds fitoi në fund 1-0 ndaj Fulham me golin e zëvendësuesit Lukas Nmecha.
The post Brentford i dhuron fitoren Chelsea-s, Liverpool nuk fiton dot as ndaj Burnley. Broja luan 74 minuta, por nuk gjen dot golin (video) appeared first on Telesport.









