Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions

Galatasaray po ëndërron shumë pasi finalizoi sot blerjen e përhershme të sulmuesit nigerian Victor Osimhen. Në kërkim të një portieri, kampionët turq i kanë vënë syrin numrit një dhe kapitenit të ekipit kombëtar italian, Gianluigi Donnarumma, i lindur në vitin 1999. Me një vit deri në skadimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germain, ish-portieri i Milanit ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me kampionët evropianë, kështu që Galatasaray është futur ne gare per transferimin.

Por si mund ta përballojë klubi turk një fushatë kaq të madhe transferimesh? Merita i takon një marrëveshjeje të kohëve të fundit prej 300 milionë eurosh për fushën Florya në lagjen Bakırköy, ku ndodhen objektet stërvitore të Galatasaray. Kjo marrëveshje prej 300 milionë eurosh, e nënshkruar me Nivak Yapı A.Ş., pritet të gjenerojë të ardhura prej mbi gjysmë miliardi eurosh për klubin.

Një injeksion i konsiderueshëm parash në arkën e Galatasaray, disa prej të cilave tani po investohen në tregun e transferimeve për të ndërtuar ekipin më të madh të ëndrrave të Turqisë ndonjëherë.

Ndërkohë, blerja e Victor Osimhen u finalizua sot, një marrëveshje prej 75 milionë eurosh që përfshin gjithashtu një përqindje të çdo rishitjeje të ardhshme te Napoli, si dhe pamundësinë e Galatasaray për ta shitur lojtarin në Itali për të paktën dy vjet. Sulmuesi nigerian shqyrtoi draftin përfundimtar të kontratës së tij sot dhe tani po cakton vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.

The post Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions appeared first on Telesport.