“Brenda pak ditësh morëm dy goditje të rënda në Champions dhe kampionat, tani duhet reagim”

Sezoni sportiv në Bundesliga mori të shtunën një goditje përfundimtare në lidhje me garën për titull. Bayern Munich fitoi 3-2 ndaj Borussia Dortmund, duke u shkëputur 11 pikë në renditje.

Portieri i verdhezinjve Gregor Kobel, mendon se kjo humbje ishte fatale për ta: “Ata treguan cilësi ekstreme para portës, por ne treguam vendosmëri të madhe dhe mendoj se dhamë gjithçka”.

“U përpoqëm t’i bënim tifozët të na mbështesnin, të ishin fizikë, t’ua bënim jetën të vështirë. Ia dolëm për një kohë të gjatë, por në fund, ata janë thjesht shumë, shumë të mirë para portës: është frustruese dhe tepër e dhimbshme“, tha Kobel.

Natyrisht që sezoni nuk ka përfunduar, por brenda pak ditësh morën dy goditje të rënda, eliminimi nga Champions dhe humbja me Bayern, që ndërlikon kampionatin. Tani duhet reagim”, tha Kobel.

The post “Brenda pak ditësh morëm dy goditje të rënda në Champions dhe kampionat, tani duhet reagim” appeared first on Telesport.