I intervistuar nga “Corriere della Sera”, mbrojtësi brazilian i Juventus, Gleison Bremer, bëri një përmbledhje të këtyre muajve të parë me Luciano Spalletti në stol. Mbrojtësi i bardhezinjve tha: “Më pëlqen stili i tij i lojës”.
“Shpesh e kemi topin, kështu që luftojmë më pak. Herë pas here i them vetes: ‘Uau, as nuk e ndiej tendosjen e dëmtimit kështu’. Pas dy dëmtimeve, mendon se nuk mund të mbështetesh gjithmonë te forca dhe shpejtësia”, shtoi Bremer.
“Sot duhet të përfitosh edhe nga leximi mbrojtës: diçka në të cilën po përmirësohem, duke studiuar kundërshtarin, falë stafit të Juventusit që punon me video dhe një analisti ndeshjesh që më ndjek“, deklaroi kapiteni i Juventus.
Për ndeshjen që Juventus do të luajë nesër ndaj Benfikës në Champions League së Jose Mourinho, ai tha: “Ai është një trajner që ka fituar shumë: ekipet e tij janë inteligjente dhe të forta“.
The post Bremer vlerëson Spalletti: Më pëlqen stili i tij i lojës, nuk prisja të luaja kështu pas dy dëmtimesh appeared first on Telesport.










