Gleison Bremer dëshiron të jetë si “blerje e re” për Juventusin këtë sezon. Braziliani mungoi gjatë, pas dëmtimit të rëndë në ligamentin e gjurit, pësuar kundër Leipzigut në Champions League, çka solli rënie të dukshme në mbrojtjen e bardhezinjve të Thiago Motta.
Tani, gati një vit pas asaj nate të trishtë në Gjermani, mbrojtësi është rikuperuar dhe në skuadër do të ketë Lois Openda, i përfshirë aksidentalisht në atë episod. “Për fat të keq ndodhi dhe ndodhi me të. Pas ndeshjes më shkroi menjëherë dhe kërkoi falje, ishte një përplasje loje. Tani është këtu, e shikoni se si është fati…” – tha Bremer për kanalet zyrtare të Juventusit.
Openda u bashkua me Juventusin në orët e fundit të merkatos. “Ende nuk jemi parë në Continassa, por jam i bindur që do të më kërkojë sërish ndjesë dhe aq. Pastaj do të punojmë bashkë”, – shtoi Bremer.
The post Bremer ribashkohet me Openda, pas dëmtimit të rëndë që i shkaktoi: Më ka kërkuar falje disa herë, nuk ka problem appeared first on Telesport.