Gleison Bremer, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për këto muaj të parë me Luciano Spalletti në pankinë: “Më pëlqen loja e tij. Shpesh kemi topin dhe kështu lodhemi më pak. Ndonjëherë mendoj: Sa mirë, nuk ndjej as peshën e dëmtimit.
Pas dy dëmtimeve kupton se nuk mund të mbështetesh vetëm te forca dhe shpejtësia, por edhe leximi i lojës në mbrojtje. Po përmirësohem falë stafit të Juves, që punon me video, dhe një analisti të ndeshjes që më ndjek”.
Për ndeshjen e Champions League kundër Benfica së Mourinho, shtoi: “Është një trajner që ka fituar shumë, skuadrat e tij janë inteligjente dhe të forta”. Ndërsa për sfidën e së dielës ndaj Napolit, një moment kyç për vendin e katërt: “Nuk mund ta imagjinoj Juventusin jashtë Champions-it”.
The post Bremer: Nuk mund ta imagjinoj Juventusin pa Champions. Spalletti Më pëlqen loja e tij appeared first on Telesport.










