Bremer mirëpret Ancelotti në kombëtare: Një trajner italian që e njeh Serie A, pres të më grumbullojë

I rikthyer nga dëmtimi i gjatë, mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pret me padurim vjeshtën për të zbritur sërish në fushë, si me Juventus ashtu dhe me kombëtaren braziliane. Ai e mirëpret ardhjen e Carlo Ancelotti si trajner, që për Bremer është një lajm shumë pozitiv.

Unë mendoj se do të kemi një avantazh. Tani më duhet vetëm të kthehem në formë dhe të jap më të mirën për Juventus dhe Seleçao. Kemi një trajner italian, një nga më të mirët në botë. Më duhet vetëm të bëj punën time, të kthehem në maksimumin tim dhe thirrja do të vijë”, deklaroi Bremer.

Më tej, ai thja: “Meqenëse të gjithë trajnerët e mëparshëm ishin brazilianë, prioriteti i tyre ishte Premier League. Tashmë me një trajner italian do të ketë më shumë rëndësi në fazën e mbrojtjes dhe sigurisht që kampionatin italian do ta shikojë me një fokus tjetër”.

Seria A nuk ishte parë si kampionatet e tjera më parë. Në Torino u rrita shumë, si sportist dhe si njeri. U përshtata me kulturën evropiane dhe taktikat e futbollit italian. Jam bërë një profesionist i vërtetë në Itali dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Shpresoj që të më ndihmojë edhe në kombëtare”, tha Bremer.

The post Bremer mirëpret Ancelotti në kombëtare: Një trajner italian që e njeh Serie A, pres të më grumbullojë appeared first on Telesport.