Juventus duket në formë në prag të fillimit të sezonit të ri. Fitorja 2-1 ndaj Borussia Dortmund ishte një sinjal pozitiv për skuadrën e trajnerit Igor Tudor. I bindur për këtë është mbrojtësi brazilian Bremer, i rikthyer nga dëmtimi i gjatë.
“Pjesa e parë e fazës përgatitore ka qenë e rëndësishme. Tani po akumuloj më shumë minuta të luajtura. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj“, shprehet në një koment në rrjetet sociale mbrojtësi i Juventus, Gleison Bremer.
“Tani kemi hapin e fundit para se të rifillojmë sezonin e ri, do të jemi gati për sfidat e radhës“, shtoi braziliani, që luajti në miqësoret kundër Reggiana dhe Borussia Dortmund. Ai do të ketë edhe një provë të fundit kundër Next Gen para debutimit sezonal.
The post Bremer karikon tifozët: Po hedhim hapat e fundit të fazës përgatitore, gati për sezonin e ri appeared first on Telesport.