Bremer: E ndjej veten një lider te Juventus, trajneri na ndihmon shumë të përmirësohemi

Të luash në Torino është një gjë, te Juve është një tjetër: këtu ke një ndeshje çdo tre ditë, kërkon shumë forcë fizike dhe duhet t’i kushtosh vëmendje çdo aspekti“. Kështu i shpjegon mbrojtësi i Juventus, Gleison Bremer, ndryshimet që kur la skuadrën granata për të luajtur me bardhezinjtë.

Kur u lëndova, u zemërova. Pastaj i thashë vetes se duhej të shikoja anën pozitive dhe të gjeja një mënyrë më të mirë për t’u rikuperuar nga ky dëmtim“, shtoi ai në një intervistë.

Më tej, mbrojtësi foli edhe për trajnerin Tudor: “Duke qenë mbrojtës, ai na ndihmon shumë dhe ne jemi një ekip i mirë, të gjithë jemi të etur për të mësuar. Më pëlqen të jem udhëheqës, dua të jem shembull”.

Më pëlqen të jem i pranishëm, dua të jem shembull. Jemi një grup i ri dhe dua t’i ndihmoj shokët e mi të ekipit. Gatti, Vlahovic dhe Locatelli janë gjithashtu udhëheqës. Trajneri më tha se jam zv/kapiten dhe jam krenar për këtë arritje”, tha Bremer.

Është një gjë shumë e rëndësishme për mua, por nuk ndryshon shumë. Me ose pa shiritin e krahut, duhet të luftoj për çdo top, çdo ndeshje për të fituar, sepse Juve e kërkon këtë prej teje”, deklaroi mbrojtësi brazilian.

The post Bremer: E ndjej veten një lider te Juventus, trajneri na ndihmon shumë të përmirësohemi appeared first on Telesport.