Brazili ka shprehur zyrtarisht dëshirën për të organizuar Kampionatin Botëror të Klubeve në vitin 2029.
Ky interes vjen pas prezantimit të formatit të ri të turneut, i cili ka ngjallur interesim të madh nga shumë shtete.
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe sekretarin e përgjithshëm, Mattias Grafström, ku ka prezantuar kërkesën për ta sjellë turneun në tokën braziliane.
“Infantino u gëzua kur ia shpreha këtë propozim. Më tha se ishte e mundur dhe se do të punojmë bashkë për ta realizuar”, ka deklaruar Xaud pas takimit.
Brazili është një vend me përvojë të madhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike. Në vitin 2014, priti Kampionatin Botëror, ndërsa pas dy ditësh do të jetë nikoqir i Botërorit të Futbollit për Femra.
The post Brazili synon të organizojë Botërorin e Klubeve 2029 appeared first on Kosovapost.net.