Sipas asaj që raporton “Globo”, Federata Braziliane e Futbollit (CBF) i ka ofruar Carlo Ancelottit një kontratë të re, që do të zgjasë deri në qershor të vitit 2030. Propozimi zyrtar është tashmë në tryezë dhe marrëveshja konsiderohet shumë pranë finalizimit, çka do ta mbante trajnerin italian në krye të përfaqësueses braziliane edhe për Botërorin e ardhshëm, pas atij 2026.
Nëse marrëveshja konkretizohet, Ancelotti do të kishte stabilitet afatgjatë dhe besim të plotë nga CBF për të ndërtuar një projekt ambicioz me Brazilin, duke kombinuar përvojën e tij të madhe me talentin e brezit të ri brazilian.
Objektivi kryesor mbetet rikthimi i “Seleçao” në majën e futbollit botëror dhe fitimi i një titulli të madh, pas viteve zhgënjyese në turne ndërkombëtarë. Zgjatja deri më 2030 do t’i jepte Ancelottit kohën e nevojshme për të formësuar ekipin dhe për të garantuar vazhdimësi teknike e taktike.
The post Brazili ka besim absolut tek Ancelotti, gati rinovimi deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.










