Brazili u kualifikua në finalen e parë të Kupës së Amerikës që nga viti 2007 me një fitore me rezultat 2 – 0 kundër Argjentinës.
Gabriel Jesus shkëlqeu për skuadrën e Tites, duke e shënuar golin e parë në minutën e 19-të, pas një asisti të Firminos.
Argjentina i pati mundësitë e veta, duke e goditur dy herë shtyllën përmes yllit të Barcelonës, Messi dhe Sergio Agueros.
Mirëpo, mundësitë e tyre u lanë në harresë, pasi që Roberto Firmino në minutën e 71-të e dyfishoi epërsinë për Brazilin në 2 – 0, ku edhe ky ishte rezultati përfundimtar.
Brazili u kualifikua në finale dhe pritet ta mësojë kundërshtarin nga takimi Peru – Kili.
https://streamable.com/6rd6h
https://youtu.be/joCaxDRzKIU