Brazili dhe Argjentina mbyllin miqësoret me fitore dhe janë gati për Botërorin. Fiton edhe Turqia (video)

Janë luajtur në mesnatë dhe në orët e para të mëngjesit disa nga miqësoret e fundit të kombëtareve, para se të nisin rrugëtimin e tyre në Botëror.

Në Cleveland, Brazili fitoi 2-1 ndaj Egjiptit. 5 herë kampionët e Botës gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, ku Bruno Guimaraes përfitoi nga një gbaim i mbrojtjes egjiptiane dhe dërgoi topin në rrjetë.

Mostafa Ziko barazoi shifrat për Egjipitin 4 minuta më pas. Golin e fitores për Brazilin e shënoi Endrick në pjesën e dytë, pas asistit të Raphinha.

Argjentina fitoi 2-0 në miqësoren ndaj Honduras, e luajtur në SHBA dhe kjo. Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë dhe Giuliano Simeone në pjesën e dytë, vulosën fitoren e kampionit në fuqi të Botës.

Turqia mbylli me fitore përgatitjet për Kupën e Botës, duke mundur 2-1 Venezuelën.

The post Brazili dhe Argjentina mbyllin miqësoret me fitore dhe janë gati për Botërorin. Fiton edhe Turqia (video) appeared first on Telesport.