Branca zbulon prapaskenat: Ibra-Eto’o, ja si ndodhi. Mourinho vendosi veton për Sneijder

Marco Branca, ish-drejtori sportiv i Interit, rrëfeu historinë e tri transferimeve kryesore të kohës së tij te klubi zikaltër. Për shkëmbimin Ibrahimovic-Eto’o të verës 2009, tha: “Ishte një proces gradual. Vullneti i Zlatan ishte që të shkonte te Barcelona, të luante me Messin dhe të fitonte Champions-in.

Një ditë, njerëzit e merkatos së Barcelonës, duke u kthyer nga një vizitë për një mbrojtës, ndaluan në Milano dhe na ftuan për darkë. Marrëveshja fillimisht përfshinte Hleb, por ai refuzoi të vinte, kështu që e mbyllëm për kartonin e Eto’o, plus 50 milionë euro”.

Branca ricorda la genesi dell'Inter del Triplete: "Ibra-Eto'o nato a cena.  Per Sneijder discussi con Mourinho" — Tribuna.com

Për  Wesley Sneijder shpjegoi: “Gjithmonë ishte zgjedhja jonë e parë për mesfushën, por nguronte ta linte Realin. Falë Ernesto Bronzetti e bindëm dhe erdhi në fund të merkatos. Leja burokratike erdhi kaq vonë sa u stërvit vetëm një ditë para derbit. Mourinho u zemërua dhe më tha: Nuk mundët ta sillni në kohë as për stërvitjen e fundit? Iu përgjigja ‘jo’ në portugalisht…”

Për Maicon, i ardhur nga Monaco më 2006: “E ndiqnim prej kohësh dhe e paguam 6.5 milionë euro. Guidolin te Monaco nuk na e rekomandoi shumë për arsye jashtë fushe. Doli të ishte një lojtar i madh dhe në fakt ‘regjisori’ kryesor i Interit të tripletës”.

The post Branca zbulon prapaskenat: Ibra-Eto’o, ja si ndodhi. Mourinho vendosi veton për Sneijder appeared first on Telesport.