“Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

Aventura e Randal Kolo Muani te Juventus zgjati pak muaj. Edhe pse u përfol se ai do të vijonte huazimin me bardhezinjtë, në fund sulmuesi francez në pronësi të PSG përfundoi në Premier League, ku do të luajë me Tottenham.

26-vjecari, gjatë prezantimit të tij, tha se ishte krenar që nënshkroi me skuadrën londineze. Transferim që u zyrtarizua vetëm në ditën e fundit të merkatos, duke lënë duarbosh bardhezinjtë, që shpresonin deri në fund.

Edhe te Tottenham ai do të luajë në formë huazimi për skuadrën e trajnerit Thomas Frank, pa asnjë detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm. Kolo Muani do të veshë fanellën me numër 39 te Tottenham.

Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë, që jam në një klub kaq të shkëlqyer. Mezi pres të takohem me shokët e skuadrës, të gjithë tifozët dhe të dal në fushë“, tha sulmuesi.

E di çfarë pret trajneri nga unë. Do të luftoj shumë për fanellën, klubin dhe tifozët. Do të jap gjithçka për këtë ekip“, deklaroi Kolo Muani për mediat.

The post “Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra appeared first on Telesport.