Brad Pitt, 61 vjeç, ka tërhequr sërish vëmendjen me një stil të pazakontë, duke debutuar dy dukje të reja në New York.
Aktori u shfaq fillimisht me dy bluza “tie-dye” dhe pantallona sportive gjatë xhirimeve me Jimmy Fallon për një segment të emisionit të tij.
Ai kishte zgjedhur një paraçitje me nuanca rinore dhe urbane, me tatuazhe të dukshme dhe aksesorë të thjeshtë, shkruan DailyMail.
Mbrëmjen e mëparshme, Pitt u pa me të dashurën Ines de Ramon, 32 vjeçe, duke rikrijuar stilin e famshëm të personazhit të tij Tyler Durden nga “Fight Club”, me një këmishë mëndafshi ngjyrë livando dhe një kostum të thellë vjollcë.
Pavarësisht natës, ai mbante syze dielli aviator, ndërsa Ines shkëlqente me një fustan të shkurtë bezhë dhe aksesorë elegantë.
Çifti u bashkua me Bradley Cooper dhe Gigi Hadid për një dalje në qytet, ndërsa Pitt vazhdon të balancojë jetën private dhe angazhimet për filmin e tij të ardhshëm me temë Formula 1. /Telegrafi/