Botërori ka tashmë 42 nga 48 pjesëmarrësit, me një rekord pothuajse të pamundur për t’u thyer

Botërori 2026 me 48 skuadra ka tashmë 42 prej tyre të kualifikuara. Pas kualifikimit të Spanjës, Zvicrës, Belgjikës, Austrisë dhe Skocisë në Europë, si dhe Panamasë, Curaçaos dhe Haitit në “Concacaf”, mbeten vetëm 6 vende për t’u vendosur përmes “play off”-eve shumë të vështira.

Vendet e konfirmuara janë: 3 vendet pritëse (SHBA, Kanada, Meksikë), 8 aziatike, 9 afrikane, 6 të “Conmebol”, 3 të “Concacaf”, 12 europiane dhe Zelanda e Re nga Oqeania. Mrekullia e vërtetë është Curaçao, që bëhet vendi më i vogël dhe më pak i populluar që luan ndonjëherë në një Botëror: vetëm 444 km² dhe 155 mijë banorë, duke kaluar Cape Verde dhe Islandën. Një rekord pothuajse e pamundur për t’u thyer.

Edhe Haiti kualifikohet për herë të dytë në histori, e para që nga 1974. Vendi, i goditur nga dhuna dhe kriza e thellë sociale, nuk mund të luajë ndeshje në shtëpi, ndaj supersfida me Nikaraguan u luajt në Curaçao. Stadiumi kombëtar “Stade Sylvio Cator” është i braktisur dhe nën kontrollin e bandave që dominojnë 90% të Port-au-Prince.

Los jugadores de Curazao celebran su pase al Mundial

Pjesëmarrësit e konfirmuar për Botërorin 2026, sipas kontinenteve:
Vendet pritëse: Kanada, SHBA, Meksikë
Azia: Arabia Saudite, Australi, Katar, Koreja e Jugut, Irani, Japonia, Jordania, Uzbekistani
Afrika: Algjeria, Cape Verde, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia
Conmebol (Amerika e Jugut): Argentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguaji, Uruguaji
Concacaf (Amerika Qendrore dhe Karaibe): Panama, Curaçao, Haiti
Europa: Anglia, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Holanda, Gjermania, Spanja, Belgjika, Austria, Skocia, Zvicra
Oqeania: Zelanda e Re

The post Botërori ka tashmë 42 nga 48 pjesëmarrësit, me një rekord pothuajse të pamundur për t’u thyer appeared first on Telesport.