Në kujtim të Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, do të mbahet një minutë heshtje në secilën prej ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, të planifikuara për të premten, 4 dhe të shtunën, 5 korrik.
Ndërkohë që, flamujt u ulën në gjysmështizë në selinë e FIFA në Zyrih të Zvicrës. “Është një ditë e trishtuar për futbollin. Të gjithë jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e Diogo Jota dhe vëllait të tij André“, tha Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në një video.
“Pata mundësinë ta takoja Diogo gjatë Kupës së Botës në Katar disa vite më parë. Ai ishte një person fantastik dhe një bir, baba dhe bashkëshort i shkëlqyer. Është një humbje tragjike dhe padyshim që në çerekfinalet e ardhshme të Kupës së Botës për klube do t’i bëjmë homazh me një minutë heshtje”, shtoi Infantino.
Në fund, ai tha: “Nuk ka fjalë në këtë moment. Në emër timin, të FIFA-s dhe të gjithë familjes botërore të futbollit, i dërgojmë një përqafim të madh familjes së Diogo dhe André dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella në këtë moment shumë të trishtueshëm”.
The post Botërori i klubeve nderon Diogo Jota, 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet çerekfinale appeared first on Telesport.