Botërori 2026, edicioni i parë me 48 skuadra i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të mbahet mend si turneu që ndryshoi përgjithmonë arbitrimin falë teknologjisë së integruar në top. Prova më e qartë u pa në ndeshjen Portugali-Kroaci.
Kroacia e Luka Modrić u eliminua me rezultatin 2-1, pasi në minutën 90+13 goli i Joško Gvardiol për 2-2 u anulua. Pamjet televizive me 50 kuadro në sekondë nuk mundën të përcaktonin nëse kishte një prekje me kokë nga Matanović para se topi të shkonte te Pašalić, i cili ishte në pozicion jashtë loje. Në ekran u shfaq një grafik me një valë të vogël, “firma dixhitale” e prekjes së Matanović, e regjistruar nga topi, çka solli anulimin e golit.
Protagonisti ishte topi zyrtar “Trionda”, me teknologjinë “Connected Ball”, zhvilluar nga Adidas, Kinexon dhe FIFA. Ai karikohet me induksion dhe transmeton të dhëna mbi përshpejtimin, rrotullimin dhe trajektoren 500 herë në sekondë.
Këto kombinohen me të dhënat e 16 kamerave, që ndjekin topin dhe 29 pika të trupit të çdo lojtari. Inteligjenca Artificiale gjeneron sinjalizime të menjëhershme për VAR-in, ndërsa vendimin përfundimtar e merr arbitri. Futbolli ka hyrë në epokën milimetrike, ku një valë e vogël mund të vendosë fatin e një Botërori.
The post Botërori i algoritmeve; çfarë është çipi që vendosi fatin e ndeshjes Portugali-Kroaci appeared first on Telesport.








