Një kolonë me motoçikleta Harley-Davidson të policisë, sirena të ndezura, drita sinjalizuese dhe një SUV i zi me xhama të errësuar, me vlerë afro 200 mijë dollarë, që çante trafikun në “Collins Avenue” në “Miami Beach”. “Duhet të jetë Trump”, – komentoi një turist britanik për “The Telegraph”, por në automjet ndodhej presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Sipas “The Guardian”, Infantino synon të ndjekë dy ndeshje në ditë, sa herë që kalendari e lejon. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje sponsorizimi mes FIFA-s dhe “Qatar Airways”, e cila i ka vënë në dispozicion një avion privat, gjithmonë gati për fluturim.
Në Botërorin e Katarit, katër vite më parë, Infantino arriti të ishte i pranishëm në të gjitha 64 ndeshjet, pasi stadiumet ndodheshin maksimalisht 74 kilometra larg njëri-tjetrit. Ndërsa Botërori 2026 zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në 16 stadiume dhe katër zona kohore, me distanca që në disa raste kalojnë 4.500 kilometra, duke e kthyer itinerarin e tij në një maratonë ajrore që ka nxitur polemika në rrjetet sociale dhe kritika nga ambientalistët.
The post “Botërori fluturues” i Infantinos; eskortë maksimale dhe avion privat për të ndjekur dy ndeshje në ditë appeared first on Telesport.








