Botërori, Barella optimist për Italinë: Gattuso ka rikthyer unitetin në kombëtare

Italia do të luajë sot ndaj Estonisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje delikate për “azzurri”, pasi është e para për Gennaro Gattuso si trajner por edhe për faktin se Italisë i duhet fitorja për të evituar ndonjë të papritur.

Italia renditet e treat në grup, ndaj fitorja është alternative e vetme. “Gjatë periudhës së fundit të Mancini dhe Spalletti, patëm disa vështirësi. Kjo është arsyeja pse ribashkimi është gjëja e rëndësishme sot”, tha Nicolo Barella.

Më tej, mesfushori italian tha: “Gattuso na dha qetësi dhe besim, na bëri të punojmë shumë dhe ne duhet t’ia shpërblejmë me performancat tona në fushë.”

Duke folur për ndeshjen e sotme kundër Estonisë., ai shtoi: “Ne pamë potencialin dhe karakteristikat e tyre dhe punuam për këtë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne do të luajmë për të fituar“.

Mund dhe duhet të kisha bërë më mirë në ndeshjet e mia të fundit ndërkombëtare. Ka kaq shumë ndeshje dhe jemi të lodhur, por nuk mendoj se kjo është një justifikim. Tani duhet të përqendrohemi te e ardhmja dhe të përpiqemi të shënojmë sa më shumë gola të jetë e mundur”, tha Barella.

The post Botërori, Barella optimist për Italinë: Gattuso ka rikthyer unitetin në kombëtare appeared first on Telesport.