Botërori 2026 merr formë, kualifikohen edhe 6 kombëtare të tjera. Anglia, e para nga Europa

Kupa e Botës 2026 po merr formë, me 6 kombëtare të tjera të kualifikuara, mes tyre edhe e para nga Europa, saktësisht Anglia. Spanja fitoi 4-0 ndaj Bullgarisë dhe mbetet me portën të paprekur, por ende nuk është e kualifikuar, pasi Turqia (4-1 ndaj Gjeorgjisë) e ndjek me 3 pikë më pak.

Në Grupin F, Portugalia u ndal 2-2 nga Hungaria, me golat e Szalai, Ronaldo (dy) dhe Szoboszlai. Me këtë dopietë, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve të Botërorit. Irlanda mposhti Armeninë 1-0 me gol të Ferguson.

Italia e Gattuso e mbylli tetorin me fitore 3-0 ndaj Izraelit (dopietë e Retegui dhe gol i Mancini), duke mbajtur gjallë garën me Norvegjinë (18 pikë kundrejt 15 të Italisë). Anglia e Tuchel fitoi 5-0 ndaj Letonisë dhe u kualifikua dy ndeshje para fundit, me portën ende të paprekur. Serbia mposhti 3-1 Andorrën dhe do luftojë me Shqipërinë për “play-off”-et.

Tashmë janë 28 kombëtare të kualifikuara për Botërorin 2026:
Vendet pritëse (3)
Kanada
Meksikë
SHBA

Afrika (9)
Algjeri
Kepi i Gjelbër
Bregu i Fildishtë
Egjipt
Ganë
Marok
Senegal
Afrika e Jugut
Tunizi

Azia (8)
Arabia Saudite
Australi
Korea e Jugut
Japoni
Jordani
Iran
Katar
Uzbekistan

Europa (1)
Angli

Amerika e Jugut (6)
Argjentinë
Brazil
Kolumbi
Ekuador
Paraguaji
Uruguaji

Oqeania (1)
Zelanda e Re

 

The post Botërori 2026 merr formë, kualifikohen edhe 6 kombëtare të tjera. Anglia, e para nga Europa appeared first on Telesport.