Pas rezultateve të fundit në Amerikën e Jugut; Uruguaji, Kolumbia dhe Paraguaji iu bashkuan kombëtareve që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Nga kontinenti jug-amerikan ishin kualifikuar më parë Argjentina, Brazili dhe Ekuadori. Aktualisht, asnjë kombëtare europiane nuk është ende e sigurt për pjesëmarrje në Botërorin 2026, ndërsa tri vendet nikoqire janë automatikisht të kualifikuara.
Ja 16 ekipet e kualifikuara: SHBA, Meksika, Kanadaja (nikoqirët). Të tjerët: Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguaji, Uruguaji.
The post Botërori 2026, ja 16 kombëtaret e kualifikuara tashmë. Nga Europa, asgjë ende e sigurt appeared first on Telesport.