Botërori 2026; anglezët denoncojnë çmime të larta, bileta deri në 1000 euro

Botërori 2026, mes shumë risish, rrezikon të vendosë një rekord: të jetë edicioni më i shtrenjtë në histori. Sipas shtypit britanik, i cituar edhe nga ai francez, biletat tashmë në shitje kanë çmime shumë të larta.

Sipas “The Sun”, kostoja e biletave për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë i kalon 1000 eurot, është më e lartë edhe se Botërori i Katarit. Tifozët do të paguajnë dyfish krahasuar me Kupën e Botës 2022. FIFA ka bërë të ditur se do të mbajë një kuotë biletash me çmim fiks për shoqatat e tifozëve të federatave kombëtare të afiliuara.

“Jemi të angazhuar të garantojmë akses të drejtë në ndeshjet tona për tifozët aktualë dhe të ardhshëm”, – deklaroi FIFA, e cila para shortit në SHBA njoftoi se ka shitur mbi dy milionë bileta. Më 11 dhjetor parashikohet hapja e një “dritareje” tjetër për blerjen e biletave.

The post Botërori 2026; anglezët denoncojnë çmime të larta, bileta deri në 1000 euro appeared first on Telesport.