Boshnjakët të indinjuar nga nënvlerësimi i italianëve (VIDEO)

Videoja u bë virale brenda pak minutash, dhe menjëherë shkaktoi zemërimin e Bosnjës në të gjitha rrjetet sociale.

“Shikoni çfarë mungese respekti nga italianët. Dhe çfarë arrogance. Festuan fitoren tonë me penallti: do ta mbajmë mend këtë në Zenicë”, deklaruan nga ta.

Por çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Irlandës së Veriut ku boshnjakët u kualifikuan për finalen e playoffit?

Kamerat e televizionit italian Rai kapën Fede Dimarcon, Pio Espositon, Guglielmo Vicarion, Alex Meretin dhe Sandro Tonalin duke festuar triumfin e Bosnjës me të cilët do të ballafaqohen në ndeshjen e fundit që çon për në Amerikë.

Ky reagim i tyre u gjykua sikur ata u gëzuan që po u bie një kundërshtar “më i dobët”  e jo Uellsi në ndeshjen vendimtare për një biletë në Botëror.