,

Bosch: UÇK ishin sytë e NATO-s në terren, këtë do ta dëgjojmë edhe në dëshminë e Wesley Clark

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shërbente si “sy” për NATO-n përpara fushatës së bombardimeve më 1999-ën.

Bosch këtë e ka deklaruar në një intervistë për Kanal 10, teksa ka thënë se një gjë e tillë do të dëgjohet edhe nga ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, në dëshminë e tij.

“Çka po thonim atëherë ishte që UÇK-ja ishte në terren për NATO-n dhe ata po e bënin punën e dytë për ta. Ishin sytë tonë në terren dhe punim ngushtë së bashku. Këtë do ta dëgjojmë nga dëshmitë e z. Clark”, tha ai.

“Mendoj se kanë shumë pak dëshmi. Mund të ketë ndonjë rast individual, por nuk mendoj se Thaçi, Selimi apo kushdo tjetër është përgjegjës”, deklaroi ndër të tjera Bosch.

Related Posts