Borussia Dortmund fitoi 2-1 ndaj Monterrey për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube. Dy golat e Giurassy në 25 minutat e pjesës së parë i dhanë suksesin ekipit të trajnerit Niko Kovac, që avancon mes tetë klubeve më të mira në botë.
Dortmund tani po përgatitet të përballet me Real Madrid, por do të jetë pa Jobe Bellingham për shkak të pezullimit. Ai mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne kundër Monterrey, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e së shtunës, në sfidën kundër vëllait të tij Jude.
Kovac është i njohur me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, i cili ka qenë në krye për katër ndeshje. “Duke punuar në Gjermani për dy vjet e gjysmë, Alonso sjell përvojën e tij nga Leverkusen në Madrid”, tha Niko Kovac, që pret taktika të ngjashme, por me lojtarë të ndryshëm dhe mezi e pret sfidën.
Kovac shprehu besim në shanset e ekipit të tij nëse ata përsërisin performancën e tyre të fundit kundër Monterrey. “Ne e dimë shumë mire se kë kemi përballë. Ndeshja e ardhshme paraqet një provë të rëndësishme për ne. Mungesa e Jobe Bellingham është për të ardhur keq”, tha më tej trajneri i Dortmund.
The post Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real appeared first on Telesport.