Boris Becker ndez alarmet për Yamal: Zgjidhi shokët me kujdes, ruaju nga suksesi i hershëm!

Lamine Yamal është shembulli i vërtetë i talentit të hershëm. Ai debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, vetëm 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që veshi fanellën blaugrana. 17 vjeç fitoi Europianin me Spanjën, 18 vjeç ishte kandidat i fortë për “Topin e Artë”, duke u renditur i dyti pas Dembélé.

Një shembull tjetër i talentit të hershëm është Boris Becker, ish-tenisti gjerman, fitues i 6 “Grand Slam”, duke përfshirë 3 “Wimbledon”, ende më i riu që ka fituar “Wimbledon”. Tani Becker i jep këshilla Yamalit në një intervistë për TakSport: “Lamine është i mrekullueshëm, po fiton gjithçka. Është lojtari më i mirë i ri në botë. Më kujton veten kur kisha 17 vjeç, për të dua t’i ndez alarmet”.

Becker e këshillon talentin blaugrana të bëjë kujdes me shoqërinë dhe rrethin: “Lamine vjen nga një familje modeste, tani ata janë të pasur. Shumë njerëz do t’i afrohen për interesa, ka humbur privatësinë. Duhet të ketë dy-tre persona seriozë pranë, të zgjedhë miqtë dhe të mbështetet te familja për të ndërtuar një rrjet sigurie”.

The post Boris Becker ndez alarmet për Yamal: Zgjidhi shokët me kujdes, ruaju nga suksesi i hershëm! appeared first on Telesport.