Bordi i Paqes, Çollaku: Kurti do duhej të ishte të paktën në sallë

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Çollaku tha se Kurti, të paktën, do të duhej të ishte i pranishëm në sallën ku u nënshkrua anëtarësimi i Kosovës në këtë bord.

Sipas tij, fakti që ngjarja u mbajt në Davos, ku kryeministri i Kosovës po qëndronte për takime në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, e bënte edhe më të pakuptueshme mungesën e tij.

“Meqë kjo ngjarje ka ndodhur në Davos, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, ai së paku do të duhej të ishte aty prezent, së paku në sallë,” tha Çollaku në Klan Kosova.