Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” e ka larguar përkohësisht nga puna kryeshefin e kësaj kompanie, Hasan Krasniqi.
“Për kohën e largimit të përkohshëm nga puna, komform nenit 74 të Ligjit të Punës, i punësuari kompensohet në lartësi prej 50% të të ardhurave personale”, thuhet në vendim.
Tutje thuhet se largimi i përkohshëm nga puna vlen për 6 muaj maksimumi.
Krasniqi u arrestua më 18 mars, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

