Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro

Pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës, në javën e pestë të La Liga-s, trajneri i Getafe, José Bordalás, foli hapur: “Humbëm një ndeshje shumë të vështirë. Barça ishte superiore në momentet kyçe dhe e meritoi fitoren. Flitet për përplasje stilesh, por dallimi është gjetiu, një miliard euro. Ata kanë nga dy lojtarë për çdo rol, mund të luajnë si të duan; me pasime të shkurtra, thellësi apo kundërsulme. Ne jemi të kufizuar dhe bëjmë çfarë mundemi”.

Për menaxhimin e skuadrës: “Mendojmë tashmë për sfidën e së mërkurës, më e rëndësishmja tani. Skuadra jonë është e shkurtër, me 6 vende bosh dhe shumë të rinj. Në fund futëm disa prej tyre për të shmangur një rezultat edhe më të rëndë, siç ndodhi ndaj Valencias”.

Mbi zgjedhjen e sistemit me tre mbrojtës qendrorë: “Varet nga rrethanat. Duhet të përshtatemi me atë që kemi, klubi ka më pak mundësi se në sezone të tjera”.

The post Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro appeared first on Telesport.