Moderatorja e njohur Bora Zemani, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Bora ka ndarë një moment ku shihet pranë të birit, Arborit pasi kishte qëndruar larg për pesë ditë, dhe rikthimi i tij ka qenë një moment shumë i veçantë për moderatoren.
Takimi i tyre i parë pas ndarjes së shkurtër ishte i mbushur me emocione të forta, shkruan “Kosovarja”.
Zemani nuk i fshehu emocionet dhe dashurinë e thellë për djalin, duke treguar se lidhja që kanë është e pazëvendësueshme.