Ange-Yoan Bonny, sulmuesi i Interit, foli për “Matchday Programme” duke treguar rrugëtimin e tij dhe dashurinë për futbollin: “Futbolli ishte dashuri me shikim të parë. Kur vura për herë të parë këmbët në fushë si fëmijë, ndjeva diçka të pabesueshme dhe kuptova se nuk do të mund të rrija më pa të”.
Për cilësitë që e kanë ndihmuar, ai shtoi: “Shpejtësia, fuqia, grinta…, por mbi të gjitha kënaqësia që ndiej kur luaj”. Për zikaltrit u shpreh me entuziazëm: “Interi është një klub i madh. Si fëmijë ke ëndrra, por me kohën ato bëhen objektiva. Unë kam punuar shumë për t’i arritur”.
Sulmuesi francez, i quajtur “Angelo” në Itali dhe “Yo-yo” nga nëna e tij, ka pasur një fillim të shkëlqyer me zikaltrit; 3 gola dhe 3 asistime në këtë sezon.
The post Bonny: Futbolli, dashuri me shikim të parë për mua. Inter është një klub i madh appeared first on Telesport.










