Lautaro Martinez, me “rrjetën” kundër Sassuolos arriti në 171 gola në renditjen e të gjithë kohërave të sulmuesve të Interit, pas Giuseppe Meazza (284 gola në 408 ndeshje) dhe Spillo Altobelli (209 gola në 466 ndeshje).
“Një duartrokitje e madhe nga ana ime”, – tha Roberto Boninsegna për “Gazzetta dello Sport”. – Ishte e pritshme që ‘Toro’ do të më arrinte, por jo aq shpejt. Më mirë kështu, pasi ekipi po shkon si lokomotivë drejt titullit.
Kam kënaqësinë të jem pranë tij në këtë renditje prestigjioze, e pranoj keqardhjen që nuk kemi luajtur së bashku në fushë, sepse do të kishim formuar një çift sulmues shkatërrues”.
Mbrëmje historike për Lautaron, ngjitet në podiumin e golashënuesve të përjetshëm të Interit
The post Boninsegna uron Lautaron: Së bashku do të kishim qenë duet sulmues shkatërrues appeared first on Telesport.










