Boniek “shenjtëron” Lewandowskin: Problem për Poloninë? Kurrsesi, i frikëson kundërshtarët

Në fitoren 3-1 ndaj Finlandës, që e afroi Poloninë me Holandën në grupin G kualifikues të Botërorit 2026, sulmuesi Lewandowski ishte sërish vendimtar. Golat e Cash, Kamiński dhe të tij vulosën triumfin, pas barazimit 1-1 ndaj Holandës, në ndeshjen e kaluar.

I ftuar pas ndeshjes nga “Prawda Futbolu”, ish-presidenti i futbollit polak, Zbigniew Boniek, foli për Lewandowski. Sulmuesi i Barcelonës, në moshën 37-vjeçare, ka 160 ndeshje, 86 gola dhe 35 asiste me kombëtaren. Boniek theksoi: “Nuk do të rinohet kurrë, do të bëhet vetëm më i vjetër. Eksperiencën dhe aftësinë për të shfrytëzuar rastet do t’i ketë ende me vete”.

Sipas tij, Polonia mund t’i shijojë ende klasin dhe golat e Lewandowskit: “Mos prisni që të bëjë të njëjtat gjëra në rezistencë apo lëvizje, por Lewandowski është problem për kundërshtarët. E nënvizoj, është problem për kundërshtarët, jo për ne, sepse do të ishte një skandal”.

The post Boniek “shenjtëron” Lewandowskin: Problem për Poloninë? Kurrsesi, i frikëson kundërshtarët appeared first on Telesport.