Boniek kritikon Botërorin e zgjeruar: Më e vështirë të kualifikohesh sesa të kalosh grupet

Zbigniew Boniek, ish-nënkryetar i UEFA-s, në intervistë për “Radio Anch’io Sport”, komentoi “play off”-et e Botërorit 2026, ku luajnë Polonia dhe Italia. Për Italinë: “Nuk mund ta imagjinoj që Italia të mos fitojë ndaj Irlandës së Veriut në shtëpi. Problemi mund të jetë ndeshja e dytë jashtë ndaj Uellsit ose Bosnjës. Uroj Gattuson dhe ekipin të kualifikohen, sidomos për fëmijët që janë tifozë të kombëtares”.

Për Poloninë: “Na presin dy ndeshje të vështira, me Shqipërinë në shtëpi dhe pastaj Suedia ose Ukraina jashtë. Në teori jemi favoritë, si Italia”. Për Botërorin e zgjeruar: “48 skuadra janë shumë, nuk rritin cilësinë e lojës. Tani është më e vështirë të kualifikohesh sesa të kalosh grupet. Këto ndryshime penalizuan Europën. Vetëm 3 vende shtesë, shumë pak krahasuar me kontinentet e tjera”.

Boniek shtoi me shaka: “Nëse do kandidoja për president të FIFA-s, do të propozoja 96 finalistë Botërori, që të më votonin të gjithë”.

 

 

 

The post Boniek kritikon Botërorin e zgjeruar: Më e vështirë të kualifikohesh sesa të kalosh grupet appeared first on Telesport.