Neymar Jr. ka rinovuar me Santosin pak minuta para skadimit të kontratës. Klubi brazilian e njoftoi lajmin me një mesazh të drejtpërdrejtë në “X”, “ora po afron”, duke konfirmuar që ylli do të qëndrojë në “Vila Belmiro” deri në dhjetor 2026, ndryshe nga parashikimet e mëparshme që flisnin për qershorin 2026.
Që nga rikthimi i tij një vit më parë, e ardhmja e Neymar ka qenë temë e vazhdueshme. U fol për kthimin në Europë, ribashkim me Messi dhe Suárez tek Inter Miami apo kalimin te Flamengo. Vetë Neymar kishte thënë: “Zemra ime është gjithmonë e Santosit…, por do të shohim çfarë është më e mira për të gjithë”.
I fokusuar te Botërori 2026, ai ka zgjedhur stabilitetin. Tani do të përqendrohet plotësisht në rikuperimin nga operacioni në menisk. Me 6 gola në 4 ndeshjet e fundit të ‘Brasileiraos’, forma e tij mund ta vështirësojë vendimin e Carlo Ancelottit për ta lënë jashtë Kupës së Botës 2026.
The post “Bomba” e fillimit të vitit; Neymar rinovon me Santosin më gjatë se sa pritej appeared first on Telesport.










