Bologna nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ssasuolo në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, ndeshja e fundit për të dy ekipet për këtë vit kalendarik.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, bolonjezët e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Giovanni Fabbian që në minutën e 46-të. Tarik Muharemović barazi shifrat për Sassuolo-n në minutën e 63-të, duke ëprfituar nga një dalje e gabuar e portierit vendas, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIHVIDEON
Pavarësisht përpjekjeve të Bologna-s për të gjetur golin e avantazhit, rezultati final mbeti 1-1. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ka 4 javë pa fitore dhe tani renditet në vendine 7-të me 26 pikë. Sassuolo renditet në vendin e 10-teë me 22 pikë. Paraqitje shumë e mirë nga portieri i Kosovës, Aro Muric.
The post Bologna dështon sërish, ngec në shtëpi ndaj Sassuolo dhe mbetet pas në garën për Champions League (video) appeared first on Telesport.










