Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas përplasjes që pati sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka vlerësuar se i pari i kryeqytetit është pak nervoz.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se pse e ka këtë nervozë Rama.
“Përparimi tash e ka një problem, është “pak” nervoz. A ju kujtohet ai “londinezi melloë”, i qetë e i pa ngarkuar? Epo, si duket ai s’është më. Tash vendin e tij e ka zënë Përpi, ky sot që pyetjeve i përgjigjet me sulme personale, e që me fundin e mandatit po e sheh që Prishtina ka zo përtej zyrave të Komunës! Për këtë arsye është nervoz. Për këtë arsye pyetjeve të thjeshta po u përgjigjet me akuza e mllef. Ani, në rregull jemi. Ama nëse mendon që Prishtina është veq kuvend komunal e ka gabim, e sidomos nëse në fund të mandatit don me ja shtu Pishtinës edhe nja 1 milion m² beton! Boll beton!”, ka shkruar Sejdiu.