Boksieri shqiptar godet “kuq e zi”, Murati e nokauton kundërshtarin nga Serbia në Vjenë të Austrisë

Lorent Murati ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar para pak minutash në Vjenë të Austrisë.

Boksieri shqiptar arriti fitore kundër Radomir Jovanovic nga Serbia, shkruan Indeksonline

Murati u tregua më i përgatitur dhe arriti që të fitojë lehtësisht meçin e zhvilluar në Vjenë.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Murati ka zhvilluar më shumë se 21 meçe, ku ka 11 fitore dhe 11 humbje.