Boksieri nga Shqipëria e fiton turneun e boksit “Lah Nimani”

Në fundjavë është mbajtur turneu i boksit për të rinj “Lah Nimani”.

Turneu kushtuar legjendës shqiptare të boksit është mbajtur për herë të 15-të.

Në finale janë zhvilluar 11 meçe, ndërsa më i miri i turneut u shpall Amar Koqi i Shqipërisë.

Ivan Hristov i Bullgarisë është shpallur më i miri ndërsa Lumturim Xhoxhaj i Kosovës dhe Ardian Rrustemovski ishin çifti më luftarak.

Lah Nimani është trajneri më i madh i boksit që ka pasur Kosova.

E ka udhëhequr klubin prishtinas në periudhën më të suksesshme të tij.

/Fokusi.info