Boey rikthehet në Turqi, Bayern piketon 3 emra për krahun e djathtë

Bayern ka nevojë për një mbrojtës të djathtë. Sascha Boey po rikthehet në Turqi, sepse sot Galatasaray sapo ka dërguar një ofertë të përmirësuar për anësorin e bavarezëve.

Klubi gjerman pritet ta pranojë ofertën. I blerë për 30 mln euro, Boey pritet të shitet për 25 mln euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.

Kush mund të jetë mbrojtësi i djathtë i Bayern në sezonin e ri? Ka disa emra, por jo interes konkret. Opsionet janë Jules Kounde (Barcelona), Malo Gusto (Chelsea), Denzel Dumfries (Inter).

The post Boey rikthehet në Turqi, Bayern piketon 3 emra për krahun e djathtë appeared first on Telesport.