Udhëtimi i Juventusit në Champions League drejt Bodø rrezikon të kthehet në një sfidë në “territor armiqësor”. Të martën, 25 nëntor, rreth 300 km në veri të Rrethit Polar Arktik, bardhezinjtë do të përballen jo vetëm me Bodø/Glimt, por edhe me kushte ekstreme atmosferike. Në “Aspmyra Stadion” është shpallur alarm i vërtetë moti, rreziku i dëborës është shumë i lartë dhe mund të ndikojë rëndë në zhvillimin e ndeshjes.
Parashikimet flasin për një stuhi dëbore nga ora 19:00 deri në 24:00, me 5–10 cm dëborë të re, pikërisht gjatë gjithë ndeshjes së planifikuar të fillojë në orën 21:00. Temperaturat do të jenë mes –1° dhe +1°, por me erërat e forta nga Oqeani i Norvegjisë, ndjesia termike mund të zbresë deri në –10°. Dëbora e dendur sidomos në fillim dhe në fund të sfidës mund të kufizojë dukshmërinë dhe stabilitetin.
Ndeshja zhvillohet në fushë sintetike, e cila me reshjet e dëborës krijon rrezik të shtuar; arbitri mund ta ndërpresë lojën për pastrimin e vijave. Edhe trajneri i Bodø/Glimt, Knutsen, është i shqetësuar: “Shpresoj të jetë e mundur të luhet futboll për të dyja skuadrat, por ne nuk jemi institut meteorologjik”.
The post Bodo-Juventus luhet në ngrica, temperatura minus dhe rrezik i madh dëbore appeared first on Telesport.









