Bodo/Glimt mbrohet mirë, vështirësohet kualifikimi për Inter. Newcastle dhe Leverkusen në rrugën e duhur (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për playoff-in, ndeshjet e kthimit. Në “San Siro”, pjesa e parë mes Inter dhe Bodo/Glimt është mbyllur në barazim pa gola, 0-0, duke ulur ndjeshëm shanset e zikaltërve për t’u kualifikuar për në raundin e 1/16-ve.

Në minutën e 28-të, Inter pati një mundësi të mirë për të gjetur golin, por goditja e Davide Frattesi me kokë fluturon drejt shtyllës së djathtë, por u ndal në mënyrë të suksesshme nga portieri mik.

Në minutën e 33-të, goditja e Piotr Zielinski kalon pranë shtyllës së djathtë. Dy minuta më pas, norvegjezët kundërpërgjigjen me Hakon Evjen, por goditja e tij me kokë neutralizohet nga Yann Sommer. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Në dy sfidat e tjera, Newcastle po fiton 2-0 ndaj “Qarabag” në “St.James’Park”, me golat e Tonali 5′ dhe Joelinton 6. Në “BayArena”, Leverkusen po barazon pa gola ndaj Olympiacos. Ndeshja e parë kë përfunduar 2-0 për gjermanët.

The post Bodo/Glimt mbrohet mirë, vështirësohet kualifikimi për Inter. Newcastle dhe Leverkusen në rrugën e duhur (video) appeared first on Telesport.