Boban kundërshton Conten, pas turpërimit ndaj PSV: Ç’lidhje ka merkatoja? Të rinjtë as nuk luajnë

Pas humbjes 6-2 të Napolit ndaj PSV-së, Zvonimir Boban reagoi në “Sky Sport” ndaj kritikave të Antonio Contes për merkaton: “Merkatoja nuk ka të bëjë fare me këtë humbje. Conte ka mbajtur 14 lojtarë nga sezoni i kaluar. Cila nga prurjet e reja luan, përveç De Bruyne? Askush. Nuk shoh ndonjë dramë këtu”.

Boban shtoi: “Flisni për Beukema, por në këtë ndeshje gaboi Buongiorno, jo ai”. Më herët, Conte kishte shpërthyer: “Kemi futur në skuadër 9 lojtarë të rinj, është e vështirë të krijosh lidhje të menjëhershme. E dija që do të ishte një vit i komplikuar. Duhet shumë punë dhe durim”.

 

The post Boban kundërshton Conten, pas turpërimit ndaj PSV: Ç’lidhje ka merkatoja? Të rinjtë as nuk luajnë appeared first on Telesport.