Dronët janë në numër të madh aktualisht në botë.
Me teknologjinë më të re është shtuar edhe gara për rekordin më të shpejtë.
Deri tani më i shpejti DRL RacerX. Ai fluturoi në shpejtësinë prej 263 kilometra për orë, teksa peshon vetëm 800 gramë.
Tani kjo ligë po synon të thyejë rekordin e vet.
Prodhuesi gjerman i veturave, BMW, po punon me Drone Racing League që të tejkalojë rekordin për dronin më të shpejtë në botë.
Sipas BMW-së, ky partneritet do të zgjerojë funksionalizimin e kompanisë dhe famën e sportit me dronë./Media Press/