Blushi: Sot futbolli nuk është vetëm sport dhe shqiptarët i kanë kapërcyer komplekset e izolimit

Pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, publicisti Ben Blushi ka ribotuar një shkrim, që sipas tij i shkon kësaj dite.

Blushi shkroi se Shqipëria ka pasur lojtarë të mëdhenj por, thotë se ekip të madh nuk ka pasur asnjëherë, duke shtuar se futbolli i ditëve tona nuk është vetëm sport.

“Nëse 11 lojtarët e Shqipërisë do kishin luajtur për Afganistanin që është një vend anormal, nuk do kishin fituar dot kaq shumë. Nëse të njëjtët lojtarë do kishin veshur bluzat e Ukrainës, ndërkohë që baballarët dhe vëllezërit gjakosen në luftë, nuk do kishin shkuar dot në Kampionatin Evropian”, shkroi Blushi.

Blushi kujton në retrospektivë edhe futbollin e viteve 50’ dhe 90’, kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur dhe shqiptarët kishin kompleks ndaj të huajve.

Por, shton se dot është ndryshe, pasi shqiptarët, sipas tij i kanë kapërcyer komplekset e izolimit.

“Në vitet 50’ deri në vitet 90’, kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sportistët, si të gjithë shqiptarët kishin kompleks ndaj të huajve. Kufizimet në ushqim, veshje, teknologji, art, në lëvizje si dhe ndalimet e pronës private dhe fjalës së lirë i detyronin shqiptarët të ishin inferiorë në përgjithësi. Cdo shqiptar besonte se cdo i huaj ishte më i lirë, më i ushqyer, më i fortë, më i shpejtë, më inteligjent dhe më i pasur se ai. Me këtë mentalitet hynin në fushë edhe futbollistët e atyre viteve. Ata luanin të bindur se do mundeshin. Ata ishin të burgosur brenda fanellës që mbronin. Ajo fanellë nuk u kujtonte kombin që donin, por shtetin që nuk donin. Ai shtet u kishte ndaluar cdo gjë të cilën kundërshtarët e tyre e kishin. Kur ata dilnin jashtë, hutoheshin, sepse vendi i tyre ishte një ferr në krahasim me vendet ku shkonin për të luajtur. Dalja jashtë këtij ferri ishte traumatike dhe u bënte më keq, se mirë”, shkroi ai ndër tjerash.

Blushi thekson se Kombëtarja shqiptare nuk është vetëm e Shqipërisë por është e tri shteteve.

Postimi i plotë si në vijim: /Klankosova.tv

The post Blushi: Sot futbolli nuk është vetëm sport dhe shqiptarët i kanë kapërcyer komplekset e izolimit appeared first on Klan Kosova.