Bllokada në Kuvend, Smajljaj: Nga një 100she (euro), goxha kish kry punë me menaxhu krizën e legjitimitetit

Profesori Avdi Smajljaj ka ironizuar me bllokadën e krijuar tash e disa javë si pasojë e mungesës së konstitutimit të Kuvendit, me deputetin e VV-së, Albin Kurtin që insiston në rikandidaturën e Albulena Haxhiut, ndonëse kjo e fundit nuk po arrin të marrë votat e nevoshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Smajljaj, përmes një postimi në rrjete sociale, sugjeroi me sarkazëm se një shpërndarje prej nga 100 eurosh mund të ishte një zgjidhje më efikase në këtë situatë të bllokuar – një vendim që Kurti e mori në prag të zgjedhjeve.

“Nga një 100she (Euro) studentëve, pensionistëve, fëmijëve, punëtorëve, intelektualêve, gogja kish kry punë me menaxhu krizën e legjitimitetit nê kohën e bllokimit të institucioneve.”