Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka fajësuar ish partitër që ishin në opozitë për bllokim të Kuvendit. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi është kthyer në peng të inateve të atyre që sipas tij nuk u dhimbset shteti, përcjell KosovaPost.
“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti”, ka shkruar Bahtiri. Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.
Duke i bërë thirrje partive në Kuvend, Bahtiri u ka kërkuar të reflektojnë ose të bëhen përgjegjës, për siç e ka quajtur ai, turp historik.
“U drejtohem opozitës: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet? Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak”, ka shkruar ai.
The post Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp appeared first on Kosovapost.net.