,

Blinken është informuar në detaje për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken është informuar për rezultatin e fundit të negociatave Kosovë-Serbi, tha zëvendës-zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Të shtunën është arritur një marrëveshje për ID-të ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është pajtuar që të mos prezantojë dokumentet hyrëse dhe dalëse për mbajtësit e ID-së së Serbisë. Kurse, Serbia ka rënë dakord të eliminojë dokumentet e hyrjes dhe daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës.

Duke folur për The Pavlovic Today, zëvendës-zëdhënësi kryesor Vedant Patel tha të hënën se Departamenti i Shtetit “i ka kushtuar vëmendje të madhe” zhvillimeve të fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja Kosovë-Serbi.

Përparimin e fundit në bisedimet Kosovë-Serbi, Sekretari Blinken e konsideron një “hap të rëndësishëm përpara” sipas Patel.

Sekretari i Shtetit beson se dialogu është mjeti më i mirë për bisedimet e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” dhe “normalizimin e marrëdhënieve” të përqendruara rreth “njohjes reciproke”, u shpreh Patel duke ndarë mendimin e njëjtë me sekretarin Blinken.

Patel shtoi se SHBA, me përkushtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe “punën e palodhur” të përfaqësuesve specialë të BE-së “do të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”.

I pyetur nëse Sekretari Blinken do të përsërisë në javët në vijim nevojën për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit, Patel nuk ka dhënë asnjë përgjigje për momentin, përcjell Paparaci.

Related Posts